Shitja e Aseteve në Likuidim - 65

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 65 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Rregullat e Përgjithshme Tenderit - 2023

Shiko Videon

Shkarko FORMULARIN në vijim: 

 Si duhet të përgaditet oferta për dorëzim?

Transferet Ndërkombëtare

 

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:
24 prill 2024

prej
10:00 h -12:00 h

Në Hotel Grand, Salla e Konferencës, Prishtinë

 

Vërejtje: Njësitë në vijim janë tërhequr nga Shitja e aseteve 65:

Njësia nr.14-NSH Ulpiana Objekti në Lipjan

 

Njësia nr.01-Agrokultura Stacioni i Vjetër i Veterinës – Kjo shitje ofron tokë dhe objekte që sipas dokumentacionit të pronësisë-certifikatës së pronës përfshin parcelat 02908-10 dhe 02908-11 me sipërfaqe të përgjithshme prej 3914m² tokë bujqësore dhe 556m² shtëpi –ndërtesë. Aseti është në Mitrovicë , rruga “Adem Voca” , Komuna e Mitrovicës Jugore. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117

Njësia nr.02-Lux Lokali Ylberi në Mitrovicën Veriore - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 124.46m², e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 120m². Lokali gjendet në rrugën “Kral Petar I” në Mitrovicën Veriore . Prona është aktualisht në qiradhënie .
(Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  regj.nr. 80038216

Njësia nr.03-Lux Lokali Otex në Mitrovicën Veriore - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 79.79m², e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 80m². Lokali gjendet në rrugën “ Kral Petar  I” në Mitrovicën Veriore . Prona është aktualisht në qiradhënie.
(Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  regj.nr. 80038216

Njësia nr.04-Lux Lokali Tesla në Mitrovicën Veriore  -  Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 125m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 140m². Lokali gjendet në rrugën “Kral Petar I” në Mitrovicën Veriore . Prona është aktualisht në qiradhënie.
(Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  regj.nr. 80038216

Njësia nr.05-Lux Lokali Mishtore III në Mitrovicën Veriore  -  Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 63.17m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 60m². Lokali gjendet në rrugën “Kral Petar I” në Mitrovicën Veriore . Prona është aktualisht në qiradhënie.
(Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  regj.nr. 80038216

Njësia nr.06-IMB Lokali 10 në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 56.4m², sipas matjeve në terren, ndërsa sipas Listës së Aseteve sipërfaqja është 55m². Lokali gjendet në Tunelin e Parë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.07-Lux Lokali Rudar në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve sipërfaqja është 50m². Lokali gjendet në përdhes të një objekti banesorë në Tunelin e Parë, Mitrovicë. Lokali aktualisht është i mbyllur.
(Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.08-Lux Vetëshërbimi Tuneli në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m². Lokali gjendet në rrugën kryesore në Tunel të Parë, Komuna e Mitrovicës Jugore. Lokali aktualisht është i mbyllur.
(Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK Numri i regjistrimit 80038216

Njësia nr.09-Agrokultura Depo në Bare - Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117

Njësia nr.10-Parcela nr.199-3 në Dranashiq - kjo shitje përfshin parcelën kadastrale nr. 199-3 me sipërfaqe 1566m² (15ari 66m²), me kulturë bujqësore, arë e klasës 4, në ZK Dranashiq, komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike me nr. 196, ZK Dranashiq. (Depozita e ofertës: 5,000 Euro)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90

Njësia nr.11-Mulliri në Gorazhdec - Pjesë e kësaj shitje është Mulliri në sipërfaqe të përgjithshme prej 446m². Objekti gjendet në hyrjen e fsh. Gorazhdec, është relativisht në gjendje të mirë dhe përbëhet nga: bodrumi në sipërfaqe prej 29m², tre kate në sipërfaqe prej 380.5m² dhe një objekt i administratës i cili është në sipërfaqe prej 36.9m². Toka ku ndodhet objekti  nuk është subjekt i shitjes. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Kooperativa Bujqësore “Gorazhdec” në Gorazhdec, Pejë Fi.124/87 

Njësia nr.12-Objekti dhe Parcela nr.625-0 në ZK Batushë -  Kjo shitje ofron objektin dhe ngastrën kadastrale me sipërfaqe të përgjithshme prej 29ari 55m² (2955m²), në të cilën ndodhet objekti me sipërfaqe prej 171m², në ZK Batushë, Komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Holding “Ponosheci” SHPK (Ndërmarrja për Prodhime Bujqësore “Prodhimtari Primare” SHPK) Fi. 3134-91

Njësia nr.13- Asetet e Luajtshme të NSH Komel Batush - kjo njësi ofron mundësinë për të blerë asete të luajtshme si makineri  për përpunimin e produkteve të metalit. Shënim me rëndësi: Të gjitha këto asete janë jo funksionale dhe jashtë përdorimit. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  
Komel Batuse Fi.11081/93

Njësia nr.15-Gazela Lokali në Prishtinë - Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 113m². Aseti gjendet në rr. Luan Haradinaj,  ish Qendra Tregtare nën Grand Hotel, përballë Pallatit të Rinisë (mbrapa monumentit “Heroinat”), në qendër të Prishtinës. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Gazela

Njësia nr.16-NSH Ingeniering Asetet e Luajtshme - kjo njësi ofron mundësinë për të blerë  asete të luajtshme si vetura, mjete pune dhe inventar të zyrës. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
NSH Ingeniering Fi.546/89

Njësia nr.17-Asetet e Gurëthyesit Gadime - Kjo shitje ofron objektet: zyrat në objektin përdhese me sipërfaqe totale prej 98.12m² , objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m² si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve (Fi-751/89)

Njësia nr.18-Turist Kosova Lokali në Mitrovicë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 60m². Lokali gjendet në përdhesë në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe të banimit në rr. Xhafer Deva, afër Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Turist Kosova Fi.691/89.

Njësia nr.19-Urata Lokali nr.25 në Dardani - Kjo shitje ofron përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe prej 24.66m². Lokali gjendet në katin e parë në kuadër të mini-qendrës tregtare, në lagjen “Dardania” zona e veriut afër PTK-së, Prishtinë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Drustveno Trgovinsko Preduzece “VOCAR”, Pristina Fi.723/89.

Njësia nr.20-Monting Energetika Lokali në Prishtinë - përfshinë hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 67.46m². Aseti gjendet në katin e parë të një ndërtese afariste dy katëshe në Bulevardin Bill Klinton, blloku 9/A, nr. 2-b, lagjja Dardania, Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
“Monting Energetika” Pristinë Fi.2103/91.

Njësia nr.21-IT Proleter Lokali në Dardani - përfshinë sipërfaqen neto prej 134m². Aseti gjendet në një pjesë shumë atraktive të kryeqytetit, në plato mbi Kurriz, Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 25,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “IT Proleter” Pristinë.

Njësia nr.22-IMF Lokali nr.4 në Podgoricë – kjo njësi përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe prej 82m² bazuar në certifikaten e pronës si dhe aneksin prej 37m².  Sipas matjeve në teren  lokali i ka 78.4 m². Aseti gjendet në një pjesë shumë atraktive të kryeqytetit, të Malit të Zi - Podgoricës, në rrugën 27 Marsi, nr.40 Podgoricë. Aktualisht shfrytëzohet si furrë buke. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
IMF KBI Kosova Export, Fushe Kosove; DD Klanica Kosovo Polje; NSH Industrija Mishit me Frigorifer "Kosova" Fushë Kosovë (812/89)

Njësia nr.23- IMF Lokali nr. 5 në Podgoricë - përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe neto prej 74.84m² sipas certifikatës se pronës. Sipas matjeve në teren  objekti i ka 70.1  m². Aseti gjendet në një pjesë shumë atraktive të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, në rrugën Oktobarske Revolucije, nr.87, Podgoricë. Aktualisht shfrytëzohet si furrë buke. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
IMF KBI Kosova Export, Fushe Kosove; DD Klanica Kosovo Polje; NSH Industrija Mishit me Frigorifer "Kosova" Fushë Kosovë (812/89)

Njësia nr.24-NSH Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Kuk, Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 - ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.25-NSH Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Baçkë, Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 - ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.26-NSH Zhupa Reçane-Shitorja nr.7 në Llokvicë - ofron pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 104m² me kulturë ‘ndërtesë’, që ndodhet në fshatin Llokvicë, Komuna e Prizrenit, me numër të ngastrës P-71813045-01643-2. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 73m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89 

Njësia nr.27-NSH Stacioni i Veterinarisë Rahovec-Asetet e luajtshme - dy automobila Yugo - njëri automobil Yugo 1,  me ngjyrë të bardhë, 3 dyer,  prodhim i  vitit 1997 me kapacitet 1116cm3 dhe Yugo 2 prodhim i vitit 1998 , me ngjyrë të bardhë, 3 dyer, me kapacitet 1116 cm3.  Automobili Yugo 1 vit i prodhimit 1997 ka qenë në gjendje funksionale deri në Mars 2014 dhe pas kësaj kohe nuk është shfrytëzuar. Ndërsa Yugo 2 viti i prodhimit 1998 nuk ka qenë funksional. Automobilat nuk janë të regjistruar. (Depozita e ofertës: € 300)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OOUR Veterinarska Stanica u Orahovcu (Fi.41/81)

 


Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund t'i merrni në Memorandumin Final të Informatave

Informatat që janë dhënë në këtë publikim mund të kenë pasaktësi,lëshime, ose gabime tipografike për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi lidhur me përdorimin, vlefshmërinë, saktësinë, plotësinë ose besueshmerinë, pa marrë parasysh natyrën e tyre.

 

 




<